Hoeness: Bundesliga më e mirë se Liga Premier

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, mendon se Bundesliga është liga e dytë më e mirë në Evropë.
Elita e futbollit gjerman vitin e fundit ka tejkaluar Serie A në koeficientët e UEFA-së, dhe aktualisht është shumë afër La Ligës dhe Ligës Premier. Megjithatë, Hoeness mendon se Bundesliga nuk mund të konsiderohet inferiore ndaj elitës angleze të futbollit.

"Ne aktualisht jemi numër dy prapa Spanjës. Italia, ne i kemi lënë ata shumë prapa nesh; Anglia, ne jemi afër t'i lëmë prapa. Bazuar në shkallën e plotë, edhe sot do ta konsideroja Bundesligën si liga më e fuqishme në botë", ka thënë Hoeness.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...