Buffon: Italia është ringjallur

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon ndjen se kombëtarja Azzure është rikthyer në formën më të mirë pas katastrofës së pësuar në Botërorin e vitit 2006.
Italia siguroi kualifikimin me fitoren minimale në fund të takimit ndaj Sllovenisë me anë të golit të Giampaolo Pazzinit. Dhe, portieri i Juventusit shprehet se Italia ka filluar të shkëlqejë duke dalë nga situata katastrofale.

“Ne jemi ngritur përsëri nga asgjë, pas Botërorit të vitit të kaluar. Askush nuk e ka pritur që ne të kualifikohemi aq lehtë”.

”Italia zakonisht vuan që të kualifikohet deri në fund për garat e mëdha, kështu që tani kemi filluar ta ndryshojmë traditën. Kjo fitore ndaj Sllovenisë dhe kualifikimi në Euro 2012 është shtytje e madhe për skuadrën dhe na jep besim se mund të shkojmë larg”, deklaroi Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...