Button të kalojë te Ferrari?

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Jenson Button në sezonin e ardhshëm mund të bëhet kolegë skuadre i Fernando Alonsos te Ferrari- shkruan AS.
Sipas të përditshmes spanjolle, britaniku nuk është i kënaqur që te McLareni, ku qe dy vite është nën hijen e Lewis Hamilton, prandaj po e shtyn vazhdimin e kontratës me skuderinë aktuale.

Po ashtu, thuhet se kampioni i botës nga viti 2009 ka raporte të mira me Alonson, gjë që mund të jetë një nga faktorët kryesorë në vendimin e tij.

Megjithatë, edhe te kokëkuqja, Button vështirë se mund të çlirohet nga hija e Alonsos, nën të cilën gjendet aktualisht Felipe Massa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...