Gasol e dëshiron medaljen e artë në LO

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Spanjës në basketboll sapo është shpallur kampon i Evropës në Lituani, ndërsa ylli i Los Angeles Lakers, Pau Gasol, e dëshiron edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike- trofeu i vetëm që i mungon kësaj përfaqësueseje.
Gasol, i cili i ka ndihmuar kombëtares së tij për t’u shpallur kampion bote (2006) në Japoni, si dhe në Eurobasketin e vitin 2009 në Poloni, ka thënë se Spanja shkon në Londër me një qëllim të vetëm.

“Olimpiada e ardhshme është qëllimi ynë. E dimë se është vështirë për ta fituar atë turne, por kemi pritje të mëdha”.

“Do të jetë vështirë të mposhten amerikanët, ky është fakt, por në Londër shkojmë të garojmë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Gasol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...