Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Lazios

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se e ka refuzuar tentimin e trajnerit Edy Reja për t’u larguar nga klubi.
Forma jo e mirë nëpër të cilën kalon Lazio në këtë fillimsezoni, ka bërë që Reja të kërkojë largimin nga posti i trajnerit, përkundër se agjenti i tij kishte deklaruar se ai nuk largohet.

“Unë nuk e pranova dorëheqjen dhe nuk do ta lë trajnerin të largohet. Derisa unë jam president, trajneri do të jetë i paprekshëm”.

‘Reja vetëm dëshironte ta shprehë pakënaqësinë e tij në një qytet, i cili nuk e do”, citon Sky Sport Italia fjalët e Lotitos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...