Gjashtë javë moslojë për Gilardinon

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Fiorentina ka njoftuar se Alberto Gilardino do të mungojë rreth gjashtë javë si pasojë e lëndimit të këmbës në përballjen e të dielës ndaj Udineses.
Sulmuesi italian u lëndua në gjysmën e dytë pas përplasjes me portierin e Udines, Samir Handanovic, dhe menjëherë është dërguar në spital.

Mjeku i Fiorentinas, Paolo Manetti, ka thënë për ViolaChannel se Gila ka pësuar një frakturë të vogël në tibia dhe i duhen së paku gjashtë javë për rikuperim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...