Coentrao dhe Pepe mungojnë ndaj Santanderit

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka marrë lajme jo të mira nga stafi mjekësor, pasi Fabio Coentrao dhe Pepe nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e mesjavës kundër Racing Santanderit.
Dy portugezët e zhvilluan gjithë takimin e të dielës ndaj Levantes, mirëpo ata janë ankuar për dhimbje pas ndeshjes.

Testimet mjekësore kanë treguar se të dy lojtarët kanë pësuar lëndime të lehta, mirëpo nuk do të jenë në gjendje të luajnë të mërkurën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...