Capello: Në Wembley luajmë me presion

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Fabio Capello është i pakënaqur me lojën që shfaqi ekipi i tij ndaj Uellsit dhe thotë Anglia po dështon të përballet me presionin e lojës në Wembley.
Ekipi i Capellos i dha fund serisë prej katër ndeshje pa fitore në fushë vendore duke mposhtur Uellsin me rezultat minimal 1-0.

Ashley Young shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e parë, por Robert Earnshaw huqi një rast të artë për të barazuar në pjesë të dytë, kur ai nuk dërgoi topin në golin e hapur nga pesë metra afërsi.

“Po, ne ishim me fat. Këtu [në Wembley], ne humbim vetëbesimin. Disa lojtarë zakonisht driblojnë dhe shkojnë drejtpërdrejtë në gol. Gjithmonë dua tre lojtarë në ballë të golit për harkime, por kishte vetëm një”.

“Ne nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para dhe në 15 minutat e fundit vuajtëm shumë. Ne nuk bëmë pasime të mira dhe kurrë nuk e shtypëm topin”.

“Kur luajmë në Wembley, ne duam të luajmë me më shumë kurajë dhe më shumë presion në kundërshtarin. Kur luanim për kualifikime për Kupën Botërore, kurrë nuk kishim probleme në shtëpi. Sot, ekipi kundërshtar luajti pa presion për rezultatin. Mund t’i bëni gjërat lirshëm”, ka thënë Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...