Cavani: Dua të fitoj Skudeton

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, ka hedhur shikimin kah triumfi në Serie A pasi shënoi hat-trick për të ndihmuar ekipin e tij të mposhtë me rezultat 3-1 kampionin në fuqi, Milanin.
Ekipi italian aktualisht është në maje të tabelës pasi ka shënuar dy fitore 3-1, një kundër Cesena dhe një kundër Milanit, në dy javët e para të sezonit të ri në kampionatin italian të futbollit.

“Si fëmijë, gjithmonë më është thënë të ëndërroj. Do të doja ta fitoj Skudeton, por ne e dimë se do të jetë shumë vështirë”.

“Ia dedikoj fitoren fansave, ata e merituam këtë rezultat. Ne e dimë se cilat janë të metat dhe kufizimet tona. Ne e dimë se duhet të punojmë siç kemi punuar deri tash”, ka thënë Cavani.

Ndeshja e radhës në Serie A për Napolin është ajo në udhëtim te Chievo gjatë të mërkurës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...