Seedorf: Ta harrojmë disfatën

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, ka porositur klubin të harrojë disfatën nga Napoli dhe të ‘ecë përpara’.
Kampionët e Italisë u mposhtën me rezultat 3-1 në fushë të Napolit, ndërsa mbeten pa fitore edhe pas dy javësh në Serie A, pasi në ndeshjen e parë barazuan 2-2 ndaj Lazios. Megjithatë Seedorf ka kërkuar që çdokush në klub të mbetet i qetë.

“Ne u munduam të rikthehemi në ndeshje, por nuk arritëm. Ne e urojmë Napolin. Por le të ecim përpara, ende ka shumë për të shkuar – ne jemi vetëm në ndeshjen e dytë. Sigurisht, ne jemi të zhgënjyer që humbim pikë, veçanërisht në fillim të sezonit, por ekipi luajti shumë mirë”.

“Ishte keq që Napoli barazoi menjëherë. Ata kanë një armë fantastike – kundërsulmet – dhe kundërsulmet çuan edhe në golin e dytë. Ne u përpoqëm dhe bëmë presion, andaj nuk mund të jemi shumë të zhgënjyer. Gjatë të mërkurës, ne presim një rival tjetër të vështirë”, ka thënë Seedorf për faqen zyrtare të klubit.

Milani në mesjavë do të presë Udinesen në San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...