Bale shpreson për top katërsh

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale, është i bindur se ekipi i tij mund të sigurojë përfundimin në top katërsh këtë sezon, pas triumfit 4-0 ndaj Liverpoolit.
“Nuk ka dyshime në dhomën e veshjeve se ne mund të përfundojmë në top katërsh. Ne treguam këtë sot (të dielën), edhe kur Liverpooli kishte 11 lojtarë, ne i sulmonim ata”.

“Ne e treguam këtë kundër Wolves vikendin e kaluar dhe në momente të caktuara në ndeshjet kundër United dhe Man City. Ne të gjithë jemi të bindur se mund të arrijmë në top katërsh dhe jam i sigurt se do të arrijmë”, ka thënë Bale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...