Alves lavdëron Fabregasin

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka gjetur kohë për të lavdëruar bashkëlojtarin e ri Cesc Fabregas pas startit të shkëlqyeshëm të tij me gjigantët katalanas.
Fabregas u rikthye te Barcelona më herët gjatë kësaj vere pas tetë vitesh me Arsenalin. Dhe nuk ka humbur kohë për të treguar ndikimin e tij në Camp Nou duke shënuar gola po thuajse në çdo ndeshje.

“Fabregas ka bërë një punë të shkëlqyeshme për ne dhe tashmë i ka dhënë një kontribut të madh ekipit. Vërtet është nder të luaj krahas tij. Ai dhe Lionel Messi janë një dyshe e shkëlqyeshme në fushë dhe ata kanë një lidhje të mrekullueshme”, ka thënë Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...