Neuer: Ishim të mirë në mbrojtje

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, është i kënaqur me paraqitjen defensive të ekipit të tij në fitoren e të dielës 2-0 ndaj Schalke.
“Jam i ngazëllyer që fituam. Schalke ishte afër dy herë në pjesën e parë, ata ishin të pafat. Por ne ishim shumë të mirë në mbrojtje. Ne ishim shumë të qëndrueshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht kam pasur më shumë punë kur kam luajtur për Schalken sezonin e kaluar”, ka thënë Neuer.

Bayerni kryeson tabelën e Bundesligës pas fitores në udhëtim ndaj Schalke me 15 pikë nga gjashtë takimet e para të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...