Cavani i ngazëllyer me interesimin e Barcës

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Edinson Cavani është i emocionuar nga interesimi i Barcelonës, por thotë se ai është i përkushtuar ndaj Napolit.
Sulmuesi i Uruguait është lojtari më i mirë në Itali këtë fillim sezoni, që ka joshur interesimin e klubit spanjoll.

“Unë jam shumë kënaqur që një trajner si Guardiola flet lartë për mua dhe ka vërejtur atë që unë bëj. Kjo është çështje krenarie, por tash unë mendoj vetëm për ekipin tim”.

“Nëse më vonë, paraqitet një mundësi e tillë, duhet të konsultohet Napoli pasi ata kanë regjistrimin tim. Unë jam shumë i lumtur këtu, por kam ëndërr të luaj për një klub më të madh”, ka thënë Cavani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...