Ferguson lavdëron Owenin

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Michael Owen nuk është duke luajtur aq shumë sa meriton, pasi sulmuesi shënoi dy herë në fitoren 3-0 në Kupë ndaj Leeds United.
“Shkalla e golave të tij për ndeshje është e pabesueshme, goli i tij i dytë ishte fantastik. Jam shumë i kënaqur për Michael”.

“Fatkeqësisht për ne ai ka pasur një ose dy lëndime dhe duke pasur Hernandez, Berbatov dhe Rooney dhe disa sulmues të tillë, ai nuk po fiton hapësirën e lojës që meriton, që është fatkeqësi për të, por ai është një lojtar fantastik ta kesh në skuadër”, ka thënë Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...