Conte: E dëshironim një start të tillë

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka uruar lojtarët e tij për fitoren mbresëlënëse prej 4-1 kundër Parmës në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A të zhvilluar në Juventus Stadium.
Me golat e Stephan Lichtsteiner, Simone Pepe, Arturo Vidal e Claudio Marchisio, Bianconerët fituan kundrejt një goli të shënuar nga Sebastian Giovinco.

“Duhet t’i falënderoj të gjithë tifozët tanë, ata na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë shtytje të madhe. Ishte fillimi për të cilin shpresonim”, u ka thënë Conte gazetarëve dhe më pas i ka uruar edhe të zgjedhurit e tij për këtë fitore të rëndësishme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...