Mancini: T’i përfundojmë më herët ndeshjet

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka insistuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet pasi e pa Wiganin të mposhtur në Etihad Stadium nga një super City.
“Unë mendoj se kemi pasur 15 raste në pjesën e parë dhe kemi shënuar vetëm një gol, ky është problemi pasi çdo moment mund ta ndryshojë lojën”.

“Ndoshta ndeshja ishte e mbyllur pas golit të dytë, por herën tjetër ndeshja duhet të jetë e mbaruar në pjesën e parë. I gjithë ekipi luajti mirë, por ne duhet të përmirësohemi”.

“Ne e kemi filluar shumë mirë sezonin, por sezoni është i gjatë dhe nëse duam të qëndrojmë në maje duhet të përmirësohemi”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...