Disfatë, por krenarë me ekipin! (VIDEO)

dardanmiftari | Friday, September 02, 2011 | 0 Komente

Shqipëria ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 në Qemal Stafa nga Franca, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012.
Ishte kjo një performancë burrërore e ekipit tonë kombëtar, por as tifozët e jashtëzakonshëm kuq e zi, nuk ia arritën që të nxjerrin një barazim ndaj Francës, shumë i merituar në këtë takim.

Stadiumi ishte i mbushur plot me tifozë kuq e zi, teksa në një kënd u vërejtën disa dhjetëra francezë. Kastriot Tusha i këndoi himnet, por para prekjes së parë të topit, lamtumirën futbollit i dha sulmuesi legjendar Alban Bushi, i cili deri sot ishte golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses tonë.

Shqipëria në këtë takim hyri me formacion ofanziv me tre sulmues (Bogdanin, Salhin dhe Skelën), të cilët ishin të përcjellur nga Agolli dhe Bulku është dashur të shfaqinin rrezik para portës së Hugo Lloris.

Pjesa e parë fillon në mënyrë mjaft dinamike, me francezët të cilët fillojnë të dominojnë nën një tifozeri të flaktë kuq e zi.

Francezët ngadalë fillojnë të depërtojnë në zonën shqiptare, dhe një gabim i Lorik Canës që nuk mbajti si duhet sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, bëri që ky i fundit të shënojë me anë të një goditje nga gjysmëdistanca (11’), duke mposhtur portierin e pa sigurtë Samir Ujkani.

Dhe kur francezët fillojnë të relaksohen mirë e mirë, Hamdi Salihi vetëm dy minuta më vonë u bëri me dije francezëve se nuk kanë ardhur për të bërë turizëm në Tiranë, kur qëlloi transverzalen pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e Les Bleus.

Përsëri Salihu në minutën e 16-të u shfaq i vetmuar para Hugo Lloris, por nuk pati fat sa për ta lansuar një goditje drejt portës franceze. Kur jemi te fati, ai i përcolli francezët.

Kjo pasi Karim Benzema asistoi për Yan M’Vilan në mbrojtjen tejet të pa organizuar të Shqipërisë, që rezultoi në golin për 2-0.

Djemt tanë vazhdojnë të shfaqen rrezikshëm para portës franceze. Një aksion mirë i organizuar e vë në pozitë shënimi Hansi Agollin në minutën e 32-të, goditjen maestrale të të cilit e ndali portieri i Lyonit, Hugo Lloris. 2-0 ishte rezultati i pjesës së parë.

Dushi i vërtetë për francezët pas përfundimit të pjesës së parë nuk ishte ai i zhveshtores, por dushi i Erjon Bogdanit, i cili bëri stadiumin Qemal Stafa të shpërthente (47’), kur shënoi për 1-2 pas një gabimi në mbrojtjen franceze.

Shqipëria e nxitur nga tifozët në stadium vazhdon ta dominojë takimin duke kërkuar golin e barazimit.

Rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin e kishte Armend Dallku, i cili pas një situate të rrezikshme lansoi një goditje të fuqishme të cilën e ndali kush tjetër pos portierit Hugo Lloris i cili ishte lojtari më i mirë i Francës në këtë takim.

Dhjetë minuta pa përfunduar takimi francezët e kanë pasur një mundësi për ta trefishuar epërsinë, por Florent Malouda nuk u tregua efikas para dy mbrojtësve shqiptarë. Dhe nga rivënia nga këndi pas këtij aksioni, Younes Kaboul me kokë qëlloi shtyllën pingule shqiptare.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, me Shqipërinë që pësoi disfatë zhgënjyese në shtëpi.

Shqipëria ka minimizuar maksimalisht gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2012, pasi gjendet vetëm në pozitën e pesë të Grupit D me 8 pikë, 8 më pak se sa tashmë lideri i grupit, Franca.


Statistikat

Shqipëri – Francë
42% Posedimi 58%
11 goditje 9
9 në portë 6
18 ndërhyrje 19
2 intervenime 7

0-1 Benzema 11'


0-2 Mvila 18'


1-2 Bogdani 46'

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...