Dzeko: Bayerni nuk është më i mirë se ne

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, është plot vetëbesim në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë Bayernit të Munichut që zhvillohet të martën.
Anglezët u ndaluan me barazim 1-1 në ndeshjen e parë të grupit A kundër Napolit, derisa Bayerni shënoi fitore 2-0 ndaj Villarrealit, por boshnjaku mendon se City ka gjithçka që nevojitet për të nxjerrë një barazim të mirë në Allianz Arena.

“Ata do të luajnë në shtëpi dhe janë favoritë. Megjithatë, nuk mendoj se Bayerni është më i fuqishëm se ne. Ne udhëtojmë në Munich për të nxjerrë diçka”, ka thënë Dzeko për Kicker.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...