Marcelo: Duhet shumë punë për të fituar titullin

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos e nënvlerësojnë rivalin e radhës, Rayo Vallecano, në prag të takimit të së shtunës në Bernabeu.
Madridi ka kaluar një periudhë jo të këndshme së fundi, duke u mposhtur nga Levante dhe duke barazuar ndaj Racing Santanter, dhe Marcelo thotë se çdo ekip në kampionat është rival i vështirë.

“Çdo ekip jep maksimumin kundër Real Madridit. Rayo Vallecano do të bëjë një ndeshje të vështirë dhe do të përpiqet të fitojë. Ne do të duhet të luajmë mirë për të marrë të tre pikët. Liga është e gjatë dhe ne duhet të punojmë fuqishëm për ta fituar titullin”, ka thënë Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...