Edhe Corinthians do ta largojë Adrianon?

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Corinthians, Andres Sanchez, ka kërcënuar se do t’ia ndërpresë kontratën Adrianos nëse edhe një herë vonohet në stërvitje.
Sulmuesi brazilian është shfaqur me dy orë vonesë të martën në stërvitje, ndërsa për këtë e ka fajësuar anulimin e fluturimit, megjithatë drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur për këtë gabim.

Globoesporte njoftoi të martën se ish-sulmuesi i Interit dhe Romës është dënuar me 10 për qind të pagës së tij mujore, ndërsa tani thuhet se presidenti Sanchez është nevrikosur shumë, saqë është i gatshëm që ta largojë lojtarin nëse përsërit diçka të tillë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...