Sjellja jo e mirë e Ronaldos (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, e ka humbur durimin gjatë ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët e Racing Santanderit.
Pas arritjes në Santander, ku Real Madridi të mërkurën mbrëma zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në La Liga, portugezi është bërë shënjestër e disa tifozëve të ekipit vendas, të cilët e kanë ofenduar verbalist.

Reagimi i Ronaldos ka qenë ngritja e gishtit të mesëm.

Marca shkruan se ai më vonë është arsyetuar duke thënë se ia kishte ngritur gishtin Pepes duke u tallur me të, mirëpo rrallëkush e ka besuar këtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...