Mascherano: Faji i dështimit të Argjentinës është te lojtarët

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Javier Mascherano, ka qenë i sinqertë për mossukseset e përfaqësueses së vendit Jugo-amerikan në vitet e fundit, dhe ka thënë se është faji i vet lojtarëve dhe jo trajnerëve, që kanë kaluar nëpër ekip.
Argjentinasit do ta fillojnë kampanjën e tyre për Botërorin 2014 pas dy javës ndaj Kilit, që do të jetë edhe futbolli i parë garues që nga eliminimi zhgënjyes nga Copa Amerika në korrik.

"Nëse lojtarët nuk punojnë, trajnerët nuk janë magjistarë. Unë kam luajtur me ekipin kombëtar për tetë vite dhe kam pasur gjashtë trajnerë. Është e tmerrshme".

"Ne e dimë se po dështojmë. Ne nuk mund të vazhdojmë të themi çdo herë se një cikël i ri është duke filluar ose të tilla gjëra. Kjo duket si përsëritje. Është koha të flasim më pak, të ulim kohën dhe të punojmë. Kualifikimet fillojnë tash dhe ne duhet të përqendrohemi", ka thënë Mascherano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...