Anelka mohon se dëshiron të largohet

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Nicolas Anelka ka mohuar se ai dëshiron të largohet nga Chelsea, pavarësisht spekulimeve që thonë të kundërtën.
Kontrata e 32-vjeçarit përfundon verën e ardhshme dhe menaxheri aktual, Andre Villas Boas, ka dhënë shenja se francezi dëshiron të largohet. Megjithatë vetë Anelka është i bindur se ai mund të qëndrojë edhe më shumë në Londër dhe ka thënë se pëlqen të luajë me Blutë.

“Jam lidhur me çdo ekip por, kur përfliteni, kjo nuk do të thotë se dëshironi të largoheni. Më pëlqen Chelsea dhe mbi të gjitha kam dashur të qëndroj; kjo është arsyeja se pse ende jam këtu”.

“Do të shoh çfarë do të ndodhë në dhjetor dhe, nëse ende jam këtu, do të shoh çfarë do të ndodhë në qershor. Jam i lumtur këtu, më pëlqen klubi, çdokush këtu, dhe, më pas, do të shoh. Nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Anelka për faqen zyrtare të klubit.

Anelka ka bërë 344 paraqitje në Ligën Premier dhe ka shënuar 123 gola për Arsenalin, Liverpoolin, Boltonin dhe Chelsean.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...