Gasperini: Më vjen keq që përfundoi kaq shpejt

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, ka thënë se ai ndjen keqardhje pasi është shkarkuar nga klubi mëngjesin e sotëm, vetëm pas tre muajsh dhe pesë ndeshjesh zyrtare në detyrë.
Disfata e mbrëmshme nga ekipi i porsa-promovuar në Serie A, Novara, u dëshmua të jetë durimi i fundit për presidentin e klubit, Massimo Moratti, i cili menjëherë sot reagoi për të shkarkuar trajnerin.

"Është keq që lidhja ka mbaruar. Më vjen vërtet shumë keq, por rezultatet përcaktojnë gjithçka", ka thënë Gasperini, përcjell Tuttosport.

Gasperini largohet nga Interi me katër disfata (Milan, Palermo, Trabzonspor dhe Novara) dhe një barazim (Roma). Ai pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Juventusit dhe Romës, Claudio Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...