Enrique: Fitoret do të vijnë

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se ai nuk shqetësohet për fillimin pa fitore të sezonit dhe beson se fitorja e parë e tyre është afër.
Klubi nga kryeqyteti italian ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, pas disfatës 2-1 ndaj Cagliarit dhe barazimit pa gola ndaj Interit. Dhe pavarësisht këtij fillimi jo të kënaqshëm, 41-vjeçari mendon se ekipi i tij është mjaft i mirë për të luftuar për trofe.

“Nuk shqetësohem që nuk fitojmë pasi e di se rezultatet do të arrijnë. Ne kemi nevojë për një fitore, pasi ekipi është duke punuar siç duhet“, ka thënë ai për Il Corriere dello Sport.

Roma nesër pret Sienën në Olimpico në kuadër të javës së tretë në kampionatin italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...