Spanja rimerr kreun e renditjes së FIFA-s

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Spanja është rikthyer në maje të renditjes së FIFA-s duke shkelmuar Holandën, e cila qëndroi në krye të renditjes vetëm një muaj.
Kampionët e botës shënuan fitore 3-2 ndaj Kilit dhe më pas mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012, dhe mblodhën kështu pikë të mjaftueshme për të marrë kreun.

Gjermania mbetet në pozitën e tretë, derisa Uruguay është ngjitur edhe një pozitë për të pushtuar të katërtën në renditjen e FIFA-s. Portugalia është e pesta, pasi është ngjitur tre vende. Ndërkohë, Anglia ka zbritur katër vende dhe tash rreshtohet e teta në botë.

Nga ndryshime tjera në top 50, falë hat-trickut të Xherdan Shaqirit dhe fitores ndaj Bullgarisë, Zvicra ngjitet për 12 vende dhe tash rreshtohet e 18-ta. Ngritje të theksuara kanë shijuar edhe Bosnja e Hercegovina (17 vende, tash e 22-ta), Hungaria (18 vende, tash e 27-ta) dhe Armenia (27 vende, tash e 44-ta).

Pas disfatës nga Franca dhe Luksemburgu, Shqipëria ka shijuar rënien më të madhe të kohëve të fundit, plot 14 vende dhe tash rreshtohet e 71-ta në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...