Edhe më keq për Interin

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Skuadra e Interit ka regjistruar humbjen e dytë në tri ndeshje në Serie A, pasi është mposhtur me rezultat prej 3-1 nga klubi i promovuar këtë edicion, Novara.
Riccardo Meggiorini kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Andrea Mazzaranit (38’) dhe me epërsi minimale u mbyll gjysma e parë.

Ndërhyrja e Andrea Ranocchias në Takayuki Morimoton u ndëshkua me penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Marco Rigoni (86’).

Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Esteban Cambiasso i dha shpresa Interit për barazim (89’), mirëpo me golin e dytë personal në ndeshje, Marco Rigoni i dha fund takimit (90’).

Portën e Novaras në këtë ndeshje e mbrojti portieri shqiptar, Sajmir Ujkani, i cili u mposht vetëm një herë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...