Federer përballë Djokovic në gjysmëfinale
Roger Federer është hakmarrë ndaj Jo-Wilfried Tsonga pas disfatës befasuese në Wimbledon, për të mposhtur kësaj here francezin me rezultat 3-0 në sete (6-4, 6-3, 6-3) dhe për të arritur në gjysmëfinale të turneut US Open.
Duke luajtur në Grand Slam turneun e parë të tij si 30-vjeçar, kampioni i pesëfishtë i US Open ishte shkatërrues me servimet e tij, duke arritur t’i fitojë pa ndonjë problem të tre setet.
Zvicerani, i treti në botë, në gjysmëfinalen e tetë në karrierë në US Open do ta ketë përballë serbin e parë në botë, Novak Djokovic. Ky fundit, i cili është kampion në fuqi i Australian Open dhe Wimbledon, arriti në gjysmëfinale, pas tërheqjes së një serbi tjetër nga gara, Janko Tipsarevic, kur ndeshja ishte 2-1 në sete (7-6, 6-7, 6-0, 3-0).
Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve do të jetë në mes të fituesit të duelit Andy Murray - John Isner dhe fituesit të duelit Rafael Nadal – Andy Roddick.
Category: Tenis
0 Komente