Materazzi: Doja edhe një vit me Interin

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Marco Materazzi ka zbuluar se ai do të dëshironte të ishte edhe një vit me Interin, por vendosi ndryshe pasi ekipi nga Giuseppe Meazza i tha atij se nuk do të përfshihet në ekipin e Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi kishte kontratë deri në qershor të vitit 2012, por vendosi t’i japë fund kontratës me pajtim nga të dyja palët më herët gjatë verës.

“Do të më pëlqente të kisha mbetur me Interin për edhe një sezon, pasi vërtet më mungon bota e futbollit. Megjithatë, kur Interi më tha se mund të mos luaj në Ligën e Kampionëve, ndryshova mendje”.

“Jam ca i zhgënjyer që ata nuk më treguan më herët. Nuk kam dashur të shtyhem me klubin që ka bërë aq shumë për mua. Kjo është arsyeja se pse vendosa t’i jap fund kontratës”, ka thënë 28-vjeçari.

Materazzi ka bërë mbi 300 paraqitje zyrtare për Interin që nga vitit 2001 deri në vitin 2011.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...