Gago nuk pendohet që u largua nga Reali
Fernando Gago thotë se nuk është ndier keq që e ka braktisur Real Madridin për t’iu bashkuar Romës në formë huazimi.
Mesfushori argjentinas u largua nga Bernabeu, pasi Jose Mourinho i kishte thënë se ishte tepricë, pas arritjeve të Nuri Sahin, Jose Callejon e Hamit Altintop.
“Nuk kam pasur asnjëherë probleme me Mourinhon, ai mori vendimet e tija unë i mora të miat”.
“Jam larguar nga Madridi me raporte të mira. E vërteta është se unë fillova mirë me Blancos duke luajtur rregullisht dhe duke fituar një titull, por më pas u lëndova dhe asnjëherë nuk isha në gjendje që të gjej vend në formacionin e parë”, ka thënë 25-vjeçari për Il Corriere dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente