Guardiola: Valencia, një ndeshje e vështirë

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pret që Valencia ta lodhë ekipin e tij gjë ndeshjes së sotme derbi.
Ekipi nga Mestalla aktualisht është në maje të tabelës me nëntë pikë nga tre ndeshje dhe ka ruajtur rrjetën e pastër në tre ndeshjet e fundit. Në anën tjetër, atmosfera te Barcelona është e nxehtë pas triumfit 8-0 ndaj Osasunas, por Guardiola thotë se me Valencian nuk do jetë një punë aq e lehtë.

"Valencia është lider i ligës për momentin dhe ata janë vërtet të fuqishëm. Ne do të shkojmë në një fushë të vështirë dhe fansat e tyre do t’i mbështesin ata”.

“Ata po ashtu kanë një trajner të shkëlqyeshëm i cili ka treguar se është i aftë për ta drejtuar ekipin që ka humbur lojtarë si David Villa, David Silva dhe Juan Mata dhe ka ndërtuar një ekip shumë konkurrues, siç po tregojnë në këtë fillim të sezonit”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...