Heynckes: Robben na duhet në ndeshjet e vështira

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka thënë se bavarezët kanë nevojë për një Arjen Robben plotësisht të rikuperuar nëse dëshirojnë të arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve, por ka shtuar se holandezi nuk është lojtari i vetëm i rëndësishëm për gjigantin e Bundesligës.
Robben aktualisht nuk është i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi, por trajneri gjerman shpreson se anësori do të arrijë të kthehet në kohë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, që zhvillohet javën e ardhshme.

“Një Arjen plotësisht i rikuperuar është i aftë ta rregullojë ndeshjen vetë. Natyrisht ne kemi nevojë për të, veçanërisht në ndeshjet e vështira të Ligës së Kampionëve”.

“Megjithatë, çdo lojtar te Bayerni është i rëndësishëm, pasi ne jemi një klub shumë ambicioz. Merreni Thomas Muller për shembull, i cili bëri një performacë të klasit botëror për Gjermaninë kundër Austrisë”, ka thënë Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...