Ibra: Këtë sezon jemi edhe më të mirë

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic është i bindur se Milani do të arrijë me sukses ta mbrojë titullin e Serie A, pasi është i bindur se ata janë edhe më të mirë këtë sezon.
Rossonerët fituan titullin e parë në kampionat që nga vitit 2004 dhe gjatë verës e kanë përforcuar ekipin me lojtarë si Philippe Mexes, Taye Taiwo, Stephan El Shaarawy dhe Alberto Aquilani.

Ibrahimovic luajti një rol kyç në suksesin e Milanit sezonin e kaluar, kur shënoi 14 gola dhe ndihmoi me 11 asistime në 29 paraqitje në ligë dhe mezi pret fillimin e sezonit të ri.


“Ne ende jemi favoritë, jemi forcuar në këtë afat kalimtar. Jemi më të mirë se që ishim në sezonin e kaluar. Jam i lumtur me gjithë nënshkrimet që kemi bërë”, ka thënë 29-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

Milani fillon sezonin e ri sonte kur pret në fushë vendore Lazion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...