Zanetti: Mund të fitojmë gjithçka

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, beson se nëse Nerazzurët qëndrojnë pa lëndime këtë sezon, ata do të jenë një forcë e fuqishme si në Itali po ashtu edhe në Evropë.
Gjiganti italian shijoi zhgënjimin sezonin e kaluar pasi humbi titullin e Serie A ndaj rivalit lokal, Milanit, dhe po ashtu nuk arriti më shumë se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi fituar shumë viteve të fundit dhe mbetemi një grup që mund të synojë të fitojë gjithçka. Askush nga ne nuk mendon se ne nuk jemi favoritë. Ne e dimë se sa shumë e dëshirojmë [titullin] dhe gjithë çfarë duam është të qëndrojmë pa lëndime”, ka thënë Zanetti për La Gazzetta dello Sport.

Argjentinasi këtë sezon do të arrijë edhe një rekord personal, pasi është vetëm pesë ndeshje larg arritjes së paraqitjes së 758-të për Interin, të cilin rekord aktualisht e mban Giuseppe Bergomi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...