Kampioni ende i pakëndellur

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Me rezultat 1-1, Milani ka arritur të nxjerrë një pikë kundër Udineses në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro.
Antonio Di Natale i kaloi mysafirët në epërsi pas një lëshimi të portierit Abbiati (29’) dhe me epërsinë e Udines përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Milani arriti t’i barazojë shifrat me golin e Stephan El Shaarawy (64'), i cili u asistua nga Antonio Cassano.

Edhe pas përballjes së tretë, Milani mbetet pa fitore, me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...