Ndalet Juventusi

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Zonja e Vjetër nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen e tretë të sezonit të ri në Serie A, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bolognas në takim e zhvilluar në Stadiumin e Juventusit.
Vendasit dominuan totalisht në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë vetëm një herë. Andrea Pirlo i zuri të papërgatitur mysafirët gjatë një gjuajtje të lirë dhe pasoi te Mirko Vucinic, i cili i kaloi Bianconerët në epërsi (29’).

Në fund të pjesës së parë, Vucinic u tregua i pakujdesshëm duke e marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke ua vështirësuar punën bashkëlojtarëve të tij.

Në fillim të gjysmës së dytë, Bologna e shfrytëzoi momentin për të barazuar me anë të Daniele Portanovas (52’).

Pas golit të pranuar, përkundër inferioritetit numerik, vendasit rikthyen dominimin në fushë duke krijuar raste të shumta, mirëpo mungonte goli.

Ky barazim e ngre Juventusin në kuotën e shtatë pikëve, aq sa kanë Genoa e Udinese në krye të tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...