Reali nuk arrin të fitojë

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka arritur vetëm një barazim pa gola si mysafir i Racing Santanderit në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Campos de Sport de El Sardinero.
Fraksioni i parë i lojës nuk dha shumëçka për t’u shijuar pasi të dyja skuadrat e kishin të vështirë të krijonin raste konkrete, megjithatë në një nuancë, mysafirët ishin më të mirë, sido që të jetë, nuk pati gola.

Në gjysmën e dytë, Jose Mourinho e përforcoi sulmin duke inkuadruar Di Marian, Higuainin dhe Kakan, ndërsa Los Blancos e morën e lojën në dorë, mirëpo nuk arrinin ta thyenin mbrojtjen vendase.

Pas këtij barazimi Real Madridi ka vetëm shtatë pikë, po aq sa ka Barcelona me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...