Luiz e dëshiron Neymarin te Chelsea
Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, mundohet që ta joshë bashkëkombësin e tij, Neymar, drejt Stamford Bridge.
Ylli i Santosit konsiderohet si njëri nga lojtarët më me perspektivë, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona kanë kërkuar me ngulm shërbimet e 19-vjeçarit.
Po ashtu, thuhet që ai ka qenë në shënjestër të Bluve në vitet e fundit. Ndërsa Luiz, i cili po shkëlqen te Chelsea që nga janari kur u transferua nga Porto, po mundohet t’i ndihmojë klubit në sjelljen e Neymar.
“Padyshim që do ta dëshiroja Neymarin në ekipin tim, por varet nga ai që të vendosë se ku dëshiron të luajë- shpresoj që të nënshkruajë për Chelsean”, citon London Evening Standard fjalët e Luiz.
Category: Futboll
0 Komente