Lukaku, objektiv Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, shpreson që të bëhet pjesë e skuadrës që luan në Ligën e Kampionëve në muajin janar.
Lukaku u la jashtë ekipit të përzgjedhur nga Andre Villas-Boas, i cili u besoi më shumë lojtarëve me përvojë. Ndërsa duke folur për gazetarët, belgu ka thënë se shpreson që të bëhet pjesë e skuadrës për fazën e eliminimit direkt.

“Varet nga unë që të luaj mirë dhe pastaj shpresoj të bëhem pjesë e ekipit tjetër që do të shpallet në janar”.

“Është objektivi im kryesor dhe është real, sepse në këto katër muaj mund të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të përmirësohem”, ka deklaruar Lukaku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...