Mazzarri: Takimi ndaj Violas, jetë a vdekje

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Takimi i radhës i Napolit ndaj Fiorentinas është shumë i rëndësishëm pas humbjes në mesjavë nga Chievo- ka thënë trajneri Walter Mazzarri.
Napolitanët kanë rrëmbyer gjashtë pikë nga tri takime, ndërsa Mazzari shpreson që ekipi i tij të qëndrojë në krye të tabelës për ta jetësuar ëndrrën e triumfit në Serie A.

“E dija se pas humbjes së parë, takimi tjetër do të ishte jetë a vdekje”.

“E kam përgatitur skuadrën duke punuar me trajnerin e fitnesit, i cili më ka treguar se cilët lojtarë janë në rrezik”, ka thënë trajneri.

Të shtunën në mbrëmje Napoli e pret Violan në stadiumin Sao Paolo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...