Mancini: Juve po përmirësohet

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i impresionuar nga lideri i tabelës së Serie A, Juventusi.
Antonio Conte ka filluar shkëlqyeshëm aventurën e tij me Biankonerët duke shënuar dy fitore në dy ndeshje.

“Ekipi i Juves është një ekip i mirë dhe Conte është i motivuar t'ia dalë mirë. Milani ende është ekipi që duhet mposhtur, por Inter, Juventus dhe Napoli janë prapa tyre”.

“Biankonerët, falë stadiumit të tyre të ri, kanë bërë një hap para në kualitet. Duhet t'i duartrokas ata për këtë. Mendoj se do të jetë një avantazh i madh dhe ishte çështje kohe të shohim një stadium të hijshëm në Itali”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...