Hamburg dëshiron ta angazhojë Van Bastenin

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Marco Van Basten është në listën e ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar të shkarkuarin Michael Oenning në stolin e Hamburgut, bën të ditur Spiegel.
Pas një fillimi të dobët në Bundesligë, Hamburgu humbi durimin me Oenning, i cili është liruar nga detyra e tij gjatë të hënës.

Drejtori sportiv Frank Arnesen thuhet se kishte tentuar të sjellë Van Basten para fillimit të këtij sezoni, por aso kohe pa sukses. Me postin që tashmë është i lirë, danezi raportohet se ka ringjallur interesimin në trajnerin holandez, të cilin një kohë kishte dashur ta çojë te Chelsea.

Kërkesat e mëdha të Van Basten mund të jenë pengesë për Hamburgun. Në mesin e kandidatëve tjerë përmenden edhe Bernd Schuster dhe Huub Stevens.

Pavarësisht se impresionoi në para-sezon, Hamburgu ka kaluar një sezon zhgënjyes në Bundesliga deri tash, duke nxjerrë vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...