Delio Rossi synon Interin

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Lazios dhe Palermos, Delio Rossi, thotë se ai është i gatshëm t'i përgjigjet ndonjë telefonate që mund të vijë nga Interi.
Rossi tashmë ka refuzuar mundësinë për t'u kthyer te Palermo dhe është lidhur me stolin e Gian Piero Gasperinit në Giuseppe Meazza.

"A jam i gatshëm për një ekip si Interi? Nuk kam frikë. Nëse duhet të drejtoj në Serie A është sepse mund ta fitoj kampionatin. Jam ulur në stole të shkëlqyeshme në Serie A, vetëm sepse kam qenë i suksesshëm", ka thënë Rossi për Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...