Neymar: Te Reali ose Barca do të isha rezervë

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Talenti i Santosit, Neymar, ka deklaruar se ai dëshiron të qëndrojë në Brazil përkundër interesimit të gjigantëve spanjollë, Real Madrid e Barcelona.
Braziliani 19-vjeçar ka qenë në shënjestër të dy klubeve më të mëdha në La Liga, ndërsa vikendin që lamë pas është spekuluar se ai madje iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Los Blancos dhe ka arritur marrëveshje për t’u transferuar atje në vitin 2012.

“Derisa jam i lumtur këtu nuk kam arsye për t’u larguar. Ajo që ka rëndësi është lumturia ime. Nuk do të largohem në afatin tjetër kalimtar. Nëse varet nga unë, do të qëndroj te Santosi për një kohë të gjatë”, ka thënë Neymar.

Për më shumë, ai ka thënë se frikësohet të kalojë te Barca ose Reali duke qenë se atje të gjithë janë superyje, ashtu që ai do të detyrohej të qëndronte në bankën rezervë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...