Marwijk: Duhet të luajmë më mirë

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka thënë se holandezët duhet shumë të përmirëson pas fitores 2-0 ndaj Finlandës.
Holanda siguroi vendin për Euro 2012 pas fitores së tetë radhazi në kampanjën kualifikuese, por Van Marwijk ndjehet sikur lojtarët e tij nuk ishin gjithmonë të fokusuar.

“Ne filluam shumë mirë dhe krijuam shumë shanse. Megjithatë, pasimet e fundit dhe prekja e parë shpesh nuk ishin mjaft të mira. Djelmoshat vërtet duhet të përmirësohen në këtë zonë”.

“Ne mund të kishim nxjerrë një rezultat shumë më të mirë. Finlanda tregoi shumë respekt për ne dhe dukej sikur ata ishin të frikësuar. Ne duhej ta kishim vendosur ndeshjen shumë më herët, pasi kishte gjithmonë një shans që ata të barazonin nga asgjëja”, ka thënë Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...