Spanja kualifikohet me stil (VIDEO)
Kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, e ka siguruara kualifikimin për Euro 2012 pas fitores prej 6-0 kundër Lihtenshtajnit.
Negredo e hapi takimin me dy gola të njëpasnjëshëm (34’ dhe 37’), ndërsa Xavi Hernandez vendosi rezultatin e pjesës së parë (44’).
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), Sergio Ramos shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa dy golat e fundit i takuan sulmuesit të Barcelonës, David Villa (60’ dhe 79’).
Duke qenë se diferenca e Spanjës me përcjellësin e parë, Republikën Çeke, është e paarritshme, ‘La Roja’ siguron kualifikimin për Kampionatin Evropian të futbollit.
Category: Futboll
0 Komente