Messi: Maradona më i miri në histori

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka pranuar publikisht se legjenda argjentinase, Diego Maradona për mendimin e tij është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, në debatin që është duke vazhduar dhe nuk pritet të ketë fund.
Së pari Messi foli për dëshirën e tij për t’u kthyer në vendlindje, duke thënë se ëndërron që të luajë për Newells Old Boys, skuadrën nga vendlindja e tij.

“Që nga fëmijëria, unë kam ëndërruar që të luaj në kampionatin argjentinas dhe për Newells Old Boys. Unë dua ta përjetoj ndjenjën e të luajturit për ta. Unë gjithmonë qëndroja deri natën vonë si fëmi i vogël për t’i shikuar ndeshjet e tyre”.

“Maradona është më i miri në historinë e futbollit, nuk kam dyshim për këtë. Unë kurrë nuk e kam parë Pelen se si luan, por unë nuk duhet ta shoh fare atë që të besoj se Diego ishte më i miri”, deklaroi Messi për ESPN.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...