Moggi: Interi me vite larg Milanit

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Kreatori i Calciopolit, skandalit më të madh të manipulimeve të ndeshjeve në histori të futbollit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Interi është me ‘miliona’ vite larg nivelit të Milanit.
“Milani është me vite të dritës (miliona vjet) larg pjesës tjetër të ekipeve. Unë kam dyshimet e mia nëse Interi do të luajë mirë, kjo për shkak të asaj se si vepruan në afatin kalimtar veror”.

“Ata kanë blerë shumë keq dhe nuk mendoj se do të jenë kompetitiv. Nga ana tjetër, Milani bëri blerje të mira në merkato dhe ka shfaqur logjikë në atë se si ka formësuar grupin e lojtarëve”, tha Moggi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...