Mourinho: Arbitri dhe Khedira fajtorë për humbjen

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka shijuar humbjen e parë të sezonit, ndërsa trajneri Jose Mourinho e ka fajësuar mesfushorin Sami Khedira dhe arbitrin Javier Turienzo Alvarez për dështimin e skuadrës së tij.
“Ishte një penalti e pastër, që do t’ia jepte Iborras kartonin e dytë të verdhë, dhe kjo pati ndikim të qartë në rezultat!”, ka thënë Mourinho duke e qartësuar se po t’i jepej Realit penaltia dhe po të ishin të dyja skuadrat me nga dhjetë lojtarë, ndryshe do të shkonin punët.

Po ashtu, portugezi një pjesë të fajit ia ka lënë edhe mesfushorit gjerman, Sami Khedira, i cili mori dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua në minutën e 40-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...